Anës lumit buroj dhe unë

Dokumentari i pestë i zhvilluar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, në kuadër të iniciativës “Barrierat në Komunitet: Efektet e ndërtimit të grupimeve të hidrocentraleve në statusin socio-ekonomik të popullsisë lokale”, me mbështetjen e LevizAlbania, iniciativë e cila ka si qëllim të saj kryesor ndërgjegjësimin e publikut mbi efektin e ndërtimit të parregulluar të grupeve të hidrocentraleve në basene lumore të ndryshme, në cilësinë e jetës së popullatës lokale, si dhe aktivizimi i kësaj të fundit në vendimmarrjen për çështje të një rëndësie të veçantë.

Ky dokumentar hedh një vështrim mbi jetën e përditshme të banorëve të Gjoricës, e vendosur mes luginës së Drinit të Zi dhe Lumit të Bulqizës. Vendndodhje e betejave vendimtare mesjetare mes Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Perandorisë Osmane (Valikardh dhe Vajkal), fusha e Gjoricës mbetet ende vend betejash, por tashmë e betejës për jetë a vdekje, mes kompanive të mëdha në përpjekjet e tyre për investime në infrastrukturën hidroenergjitike dhe fshatarëve të zonës, që përpiqen të mbrojnë mjetet e vetme të mbijetesës, bujqësinë dhe blegtorinë.