Atje në mal… diçka fshihet

Dokumentari i parë i zhvilluar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, në kuadër të iniciativës “Barrierat në Komunitet: Efektet e ndërtimit të grupimeve të hidrocentraleve në statusin socio-ekonomik të popullsisë lokale”, me mbështetjen e LevizAlbania, iniciativë e cila ka si qëllim të saj kryesor ndërgjegjësimin e publikut mbi efektin e ndërtimit të parregulluar të grupeve të hidrocentraleve në basene lumore të ndryshme, në cilësinë e jetës së popullatës lokale, si dhe aktivizimi i kësaj të fundit në vendimmarrjen për çështje të një rëndësie të veçantë.

Ky dokumentar hedh një vështrim në jetën e përditshme të banorëve të Picarit, Kolonjës dhe Zhulatit, potencialit të zonës, sfidave të përditshmërisë dhe luftës së tyre për të mbrojtur të vetmin burim jetese në fshat, ujin e pijshëm.