Aurora Shpataj
Aurora Shpataj është gazetare e Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore. Ajo ka kryer studimet në degën Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës. Ka punuar si gazetare në disa kanale televizive si: Klan Plus, MCN TV. Përgjatë viteve 2020-2022 ka punuar në organizatën e parë fact-checking në Shqipëri, Faktoje.al. Ka marrë pjesë në disa projekte nga Agjencia Zviceriane për Bashkëpunim përgjatë vitit 2020 në rolin e gazetares. Gjithashtu, ka qenë pjesë e projektit ndërkombëtar “RYCO”, në platformën “Hajde”, ku ka realizuar disa shkrime. Aktualisht vazhdon studimet e nivelit master në profilin Marrëdhënie me Publikun.