Në prag të festave të fundvitit, “Sinjalizo” monitoroi shpenzimet e pesë bashkive në vend, sa i takon dekorimeve dhe blerjes së pemës së Krishtlindjeve. Nga viti në vit rezulton se Korça, Tirana, Elbasani, Belshi dhe Mallakastra e hapën kuletën për të ndriçuar madje edhe në kohë tërmeti, kur tre qytete të vendeve fqinje për t’u solidarizuar me Shqipërinë ofruan mbështetje financiare nga fondet e tyre. Nga ana tjetër, tenderat janë shënuar me flamur të kuq mbasi disa prej tyre janë fituar pa garë.
“Për vitin e kaluar, Bashkia Korçë ka shpenzuar për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit 5,ë8ë,ë00 lekë, ndryshe rreth 50 milionë lekë të vjetra”– thotë në përgjigjen zyrtare ky institucion. Sipas pushtetit lokal, buxheti i këtij institucioni ka arritur në vlerën e 1,942,685,590 lekëve.
“Për vitin 2022, Bashkia Korçë po shpenzon për dekor vlerën 4,695,600 lekë”,- thuhet në përgjigjen me shkrim për “Sinjalizo”, ndërkohë që gjatë kërkimeve në Open Procurment rezultoi se më datë 17 nëntor të këtij viti kjo bashki ka hapur garën për tenderin me fond limit vlerën 1 110 277 lekë vetëm për bredhin dekorativ të Krishtlindjeve. Ky tender me flamur të kuq, është fituar pa garë nga operatori ekonomik “Selvije Abasllari” me vlerën 1 049 000 lekëve.

Gjithashtu, edhe tenderi për dekoret e festave i hapur nga kjo bashki më datë 15 Nëntor të këtij viti është fituar pa garë nga i njëjti operator ekonomik. Fondi limit i tij shkon në vlerën e 2,916,580 lekëve, ndërkohë që kompania e vetme garuese e ka fituar atë dhjetë ditë pas shpalljes me ofertën e 2 86ë 000 lekëve.
“Sinjalizo” vuri re gjatë kërkimeve se edhe në vitin 2021, për të njëjtin tender konkurenca e kompanive garuese ka munguar. Tenderi po me të njëjtën limit të fondit është fituar nga operatori ekonomik “Iceberg Communication” sh.p.k me ofertën konkuruese prej 2 867 000 lekëve.
Bashkia Elbasan, tender për bredhin pas tërmetit
Sipas të dhënave publike në Open Procurment, në vitin 2019 Bashkia Elbasan çeli tenderin me fond limit deri në 1ë 400 614 lekë për zbukurimin e qytetit gjatë fundvitit. Në garë morën pjesë vetëm dy kompani, ndërkohë që u shpall fitues “DIXHI PRINT-AL” për ofertën me vlerë 12 581 150 lekë. Ky tender u çel nga Bashkia Elbasan pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërkohë që atë vit komuna e Tetovës, Mitrovicës dhe Prizrenit nuk investuan në dekorimin e qyteteve në mënyrë që vlerat monetare të parashikuara t’u vinin në ndihmë si donacione banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Dy vite më pas, më 2021-shin, Bashkia Elbasan nuk ka investuar në dekorimin e qytetit, sipas përgjigjes zyrtare me shkrim që kjo bashke ka dhënë për “Sinjalizo”. “Ka shpenzuar vetëm për mirëmbajtjen e pjesëve të amortizuara të materialeve të dekorit, vetëm 178 000 lekë”,- thuhet në një përgjigje për “Sinjalizo”. Në Open Procurment rezulton se më datë 22 nëntor të vitit të kaluar kjo bashki ka çelur tenderin për mirëmbajtjen e dekorimeve, i cili është fituar nga “IL-AD Company” pas ofertës prej 147,700 lekësh. Në tender nuk përcaktohet numri i operatorëve që kanë marrë pjesë së garë, ndërkohë që bëhet publik informacioni se nuk ka patur ankesa pas shpalljes së fituesit.
“Këtë vit, Bashkia Elbasan parashikon investimin e 520,000 lekëve për mirëmbajtjen e zbukurimeve të fundvitit në qytet, por nuk është realizuar ende”,- thuhet në momëntin e marrjes së përgjigjes.
Bashkia Tiranë
Prej gati gjashtë vitesh Bashkia Tiranë çel çdo fundvit tenderin afërsisht prej ë0 milionë lekësh të vjetra për të dhuruar gjatë natës së ndërrimit të viteve spektaklin e fishekzjarreve. Sipas të dhënave publike në Open Prokurment, për 5 vite me rradhë fitues i tenderit është shpallur vetëm operatori ekonomik “Alba Fire” sh.p.k, ndërkohë në vitin 2021 kjo kompani garoi e vetme duke fituar tenderin me ofertën prej 2,900,000 lekësh.

Gjithashtu, në nëntor të këtij viti Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për materialet në rrjetin e ndriçimit. Sipas të dhënave të bëra publike, data 12 i këtij muaji ishte afati i fundit i kompanive për të qenë pjesë e garës, njëkohësisht e hëna ishte dhe dita e mbajtjes së tenderit. Deri në momentin e realizimit të këtij artikulli në Open Procurment nuk është bërë publike as kompania fituese, as kompanitë që janë bërë pjesë e garës. Fondi limit i këtij tenderi shkon deri në 60,758,600 lekë të reja. Por procedura specifikohet si e hapur mbi nivelin monetar.
Me anë të përgjigjes me shkrim Bashkia Tiranë ka bërë të ditur për “Sinjalizo” se “fondi total i alokuar për shërbimin e dekorit të qytetit të Tiranës” përfshin realizimin e eventeve vjetore bazuar në VKM-në 420/2016 ‘Për miratimin e ceremonialit shtetëror të Republikëssë Shqipërisë’. Ky fond është përfshirë në realizimin e ë7 eventeve vjetorë për vitin 2021, kur buxheti i bashkisë ishte 2ë,272,148,855 lekë. Ndërkohë, janë zhvilluar 42 evente vjetorë për vitin 2022 sipas kalendarit të miratuar.

Bashkia Belsh, 3,490,000 lekë të reja për pemë dekorative të vitit 2022
Bashkia Belsh ka bërë të ditur me anë të përgjigjes së kërkesës për informacion nga “Sinjalizo” se për këtë vit janë parashikuar të shpenzohen për dekorimin e qytetit 622 080 lekë të reja. Ndërkohë, në Open Procurment pasqyrohet tenderi i hapur nga Bashkia Belsh për pemë dekorative të vitit 2022. Fondi limit i këtij tenderi shkonte deri më ë,490,000 lekë të reja, ndërkohë që për shpalljen e fituesit ka munguar konkurrenca në garë. E vetmja kompani pjesëmarrëse në garë ishte “AGRO-KORANI”, që fitoi tenderin me shumën e ofruar prej 2 947 000 lekësh të reja.

Gjithashtu, kjo bashki ka bërë të ditur se vitin e kaluar janë shpenzuar për zbukurimin e qytetit gjatë fundvitit 696,000 lekë të reja, ndërkohë që në 24 dhjetor të vitit të kaluar, bashkia çeli tenderin për fishekzjarret e natës së ndërrimit të viteve. Kompanitë garuese kishin vetëm një ditë afat për të dorëzuar dokumentacionin garues për tenderin me vlerën prej ë60 000 lekësh. Ky tender u fitua nga operatori ekonomik “Tufik Kurti”, ndërkohë nuk bëhet e ditur sa operatorë janë bërë pjesë e garës, për mbarëvajtjen e së cilës nuk është regjistruar asnjë ankesë.
Bashkia Mallakastër
Bashkia Mallakastër është një ndër më të voglat në vend me një popullsi prej 27.062 banorësh, sipas censusit të vitit 2011. Sipas dokumentit të siguruar nga kjo bashki me anë të kërkesës për informacion, buxheti i saj në vitin 2021 shkonte deri në 969,021,450 lekë, ndërkohë tenderi për blerjen e zbukurimeve për festa shkoi në vlerën e ë,0ë0,019.7ë lekëve.

Ndryshe në çfarë shfaqet në pasqyrën e tenderave të financuara nga bashkia, në të dhënat publike në Open Procurment rezulton se ky tender nuk është fituar nga asnjë kompani dhe procesi është anuluar. Shpjegimi i dhënë për anulimin e tenderit është mos-ofrimi i asnjë oferte të përshtatshme.
Më herët, në vitin 2018, për tenderin me fond limit prej 2,447,500.00 lekësh garonin vetëm dy kompani mes të cilave u shpall fitues operatori me ofertën prej 2 ë8ë ë00,00 lekësh.
Jo vetëm pemë të shtrenjta, por harxhime edhe për energjinë
Që në muajin shtator të këtij viti, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi qytetarët për pasjen e një pakete të plotë për përballimin e krizës energjitike në vend. Pjesë e kësaj pakete ishte dhe vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) në Shqipëri, i cili parashikoi rritjen e çmimit për fashën mbi 800 KWH në 42 lekë/KWH për konsumatorët që e kalonin kufirin e përdorimit të 800 KWH të enegjisë elektrike në muaj.
Ndonëse ende kjo fashë nuk ka hyrë në fuqi siç u paralajmërua në muajin tetor, në profilin personal të ministres në rrjetin social në Facebook nuk kanë munguar hera-herës publikimet e videove sensibilizuese për kursimin e elektricitetit.
E pyetur nga “Sinjalizo”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur se gjatë tre viteve të fundit gjatë fundvitit në vend, konsumi i energjisë elektrike në vend është rritur me 10%.
“Mesatarja e konsumit ditor për datat 1-20 dhjetor gjatë ë viteve të fundit ka qenë rreth 20.000 MWH. Ndërsa për datat 21-ë1 dhjetor konsumi kalon në rreth 22.000 me rritje maksimale në 25.000 MWH. Pra,rritet me 10% në tërësi konsumi” –thuhet në përgjigje, ndërkohë që theksohet se elektriciteti që përdoret për ndriçimin e shesheve mbulohet financiarisht nga bashkitë.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka propozuar tashmë aktin normativ për uljen e konsumit gjatë gjendjes së emergjencës në furnizim, që ka vendosur disa masa detyruese për uljen e konsumit”,- vazhdon përgjigja me shkrim, ndërkohë që nënvizohet se kjo masë përfshin ndërprerjen e ndriçimit të rrugëve ndërqytetase dhe uljen me 15% të konsumit në godinat e institucioneve publike.