[authorInfo]

Gurgllon prroi n’malore

Dokumentari i katërt i zhvilluar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, në kuadër të iniciativës “Barrierat në Komunitet: Efektet e ndërtimit të grupimeve të hidrocentraleve në statusin socio-ekonomik të popullsisë lokale”, me mbështetjen e LevizAlbania, iniciativë e cila ka si qëllim të saj kryesor ndërgjegjësimin e publikut mbi efektin e ndërtimit të parregulluar të grupeve të hidrocentraleve në basene lumore të ndryshme, në cilësinë e jetës së popullatës lokale, si dhe aktivizimi i kësaj të fundit në vendimmarrjen për çështje të një rëndësie të veçantë.

Ky dokumentar hedh një vështrim mbi jetën e përditshme të banorëve të luginës së lumit Lumë, potencialit turistik të zonës, jetesës së vështirë, dhe luftës së banorëve për të mbrojtur atë pjesë ende të paprekur të luginës, pranë të cilës shohin të tashmen dhe të ardhmen e tyre.