Ina Allkanjari

Ina Allkanjari është gazetare hulumtuese e Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore. Ajo ka punuar më parë në organizatën mediatike të verifikimit të fakteve, Faktoje.al, ku është angazhuar si trajnuese e të rinjve dhe studentëve në më shumë se 5 qytete të ndryshme të Shqipërisë, mbi verifikimin e fakteve në media, në kuadër të projektit Youth-Rap të zbatuar nga IREX. Gjatë Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2021 ka qenë pjesë e ekipit të monitorimit mediatic pranë misionit të OSBE-ODHIR në Shqipëri. Ajo ka punuar si gazetare në kanalet televizive kryesore kombëtare në Shqipëri si News24 dhe Top Channel, dhe gazetare e printit të shkruar në disa gazeta në vend, ndër të cilat në Gazetën Shqiptare, ku ka realizuar artikuj hulumtues mbi korrupsionin dhe krimin. Mban një diplomë bachelor në “Gazetari dhe Shkenca të Komunikimit” në Universitetin e Tiranës dhe master në degën “Drejtim dhe Menaxhim Mediash”.