Klevis Paloka

Klevis PALOKA është një gazetar hulumtues i Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore. Ai ka punuar më parë në Faktoje.al, një media verifikuese e fakteve në Shqipëri. Gjithashtu, ai ka bërë një raport monitorimi për gjendjen e cannabis sativa për zonën e Krujës, Kurbinit dhe Lezhës për Global Initiative against Transational Organized Crime. Tashmë është i fokusuar në gazetarinë investigative dhe ka bërë trajnime të ndryshme për këtë fushë. Klevisi ka qënë dy herë pjesë e BIRN Summer School dhe ka kryer studimet Bachelor për Gazetari dhe Komunikim në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër.