Laura Doko

Laura DOKO është Koordinatore e Granteve në Qendrën Shqiptare për Gazetari Cilësore. Ajo është diplomuar në Universitetin e Shkencave Sociale, në Tiranë dhe ka dy diploma Master në “Filozofi Sociale” dhe “Mësimdhënia e Psikologjisë dhe Filozofisë”. Ajo ka një përvojë të gjatë në fushën e koordinimit të projekteve, administrimit dhe menaxhimit të grupeve të punës, dhe ekspertizë të jashtme për çështje sociale me organizata të tilla si Shoqata “Gjinia, Paqja dhe Siguria”, Shoqata “Coaching for Employment Network” dhe në projekte të financuara nga AWEN, Swiss Contact/GIZ, dhe UN Woman/FGE. Ajo ka marrë pjesë në shumë programe për rritjen e kapaciteteve, si "Kursi i Ciklit të Trajnimit Profesional" nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Lucernës dhe "Re – Think Experiment" nga UN Women/FGE.