Mbështetje me paisje

Ekipi i Mbështetjes së Prodhimit të ACQJ mund të sigurojë pajisje dhe mbështetje të nevojshme për eventet tuaj të veçantë dhe angazhimet tuaja të ndryshme. Pavarësisht nëse janë mikrofonë dhe pajisje zanore, projektorë dhe ekrane, kamera, video-konferenca, transmetim në web ose të gjitha sa më sipër, ne mund t’ju ndihmojmë që angazhimi juaj të jetë i suksesshëm.

Mbështetje në mësimdhënie dhe trajnime:

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth prodhimit të videove, prodhimit multimedial, prodhimit dhe shpërndarjes së lajmeve investigative/hulumtuese, MOJO, redaktimit dhe publikimit, Ekipi i Mbështetjes së Prodhimit të ACQJ mund ta lehtësojë këtë. Ne mund të ndërtojmë module të përshtatura për nevojat dhe qëllimet tuaja.

Fushat e ekspertizës:

– Gazetari Hulumtuese;

– Prodhimi multimedial;

– Gazetari e të dhënave;

– Gazetari Mobile (MOJO);

– Kontrollimi i fakteve (Fact Checking);

– Edukimi mediatik;

– Prodhim audio/video.

Na kontaktoni:

Paraqisni një kërkesë shërbimi në: info@acqj.al

Na telefononi në:+355688563686

Na vizitoni në: Rruga Pjetër Budi 69, Tiranë, Shqipëri