Mbështetje në prodhimin e produkteve mediatike

Nëpërmjet rrjetit të bashkëpunëtorëve vendas dhe rajonalë të ACQJ-së, ne krijojmë, hulumtojmë, përkthejmë dhe ndihmojmë në prodhimin e artikujve në shqip, anglisht, italisht dhe serbisht për gazetarë të huaj/ekipet filmike/krijuesit e dokumentareve.

Ne jemi një shërbim one-stop-shop për të gjitha nevojat tuaja, nga gjetja e vendndodhjes së përsosur për xhirime dhe rezervimi i akomodimit tuaj deri te aksesi për intervistë me këdo, nga institucionet e qeverisjes qendrore, deri te anëtarët e komuniteteve të largëta.

Ekipi i Mbështetjes së Prodhimit të ACQJ vepron si një kompani e pavarur e prodhimit të lajmeve dhe videove. Ne ju vëmë në dispizicion ekipin e punës dhe pajisjet e nevojshme, hulumtimin e vendodhjeve të ndryshme të sheshxhirimeve, punësojmë logjistikë dhe kemi akses në talente vendase.

Kur kërkoni të zhvilloni një artikull, raport, dokumentar apo film të mirë në një vend tjetër, gjërat asnjë herë nuk janë të thjeshta. Ju duhet një organizator lokal (fixer) mjaft i zgjuar për të ngritur një plan, mjaftueshëm i mirë për të angazhuar kontribues dhe ekip pune lokal dhe i besueshëm për të kryer punën. Ne jemi të specializuar në organizimin e këtyre shërbimeve në Shqipëri, dhe mund të trajtojmë si projekte të shkurtra me ekip të vogël, por edhe projekte më komplekse rajonale.

Çfarë lloj ndihme mund të ofrojmë?

– Gjejmë kontaktet e duhura në rrjetet politike, akademike, ushtarake, të sigurisë apo ato ekonomike; Ne gjithashtu mund t’ju ndihmojmë të gjeni qytetarë lokalë për të dëshmuar për jetën dhe zhvillimet më të fundit në vend;

– Ju vëmë në kontakt me kontribues të vlefshëm;

– Organizojmë sheshxhirimet, menaxhojmë planin e aktiviteteve;

– Sigurojmë vendet e nevojshme për kalendarin e xhirimeve;

– Sigurojmë akreditime zyrtare për ju;

– Ndihmojmë me përkthimin nga shqip në anglisht dhe anasjelltas;

– Sigurojmë pajisje ose automjete;

– Këshillojmë për normat etike dhe kulturore në Shqipëri.

Na kontaktoni:

Paraqisni një kërkesë shërbimi në: info@acqj.al

Na telefononi në: +355688563686

Na vizitoni në: Rruga Pjetër Budi 69, Tiranë, Shqipëri