Merxhan Daci

Merxhan DACI ka filluar karrierën e tij në gazetari me grupin e parë të studentëve të Laboratorit të Gazetarisë Investigative, në vitin 2016. Më vitet 2017-2020 ai qe pjesë e Faktoje.al, një organizatë mediatike e fokusuar në verifikimin e fakteve. Në këtë periudhë ai ishte i angazhuar edhe si korrespondent për Shqipërinë pranë Kosovo2.0, ku raportonte mbi çështjet sociale. Në vitin 2020, ai u vlerësua me çmimin e dytë për gazetarinë investigative në Shqipëri nga Zyra e Bashkimit Evropian. Në periudhën 2017-2021 ka raportuar për Euronews.com, GazetaShqiptare, Zërin e Amerikës, Televizionin Klan, Qendrën Shqiptare për Gazetari Cilësie, Komitetin Shqiptar të Helsinkit etj. Ai ka diplomë Bachelor për Gazetari dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës