Njoftim për vend vakant
Pozicioni: Asistent/e (Part- Time)
Kohëzgjatja: 6 muaj
Afati i fundit për aplikim: 20 Mars 2019, Ora 24:00
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ) dhe Citizens Channel (CC) janë në kërkim të katër asistentëve për tu përfshirë në projektin “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i të ardhmes së gazetarëve të rinj dhe të ardhshëm”.
Asistentët do të trajnohen nga ACQJ dhe CC mbi aftësitë e anketimit sasior dhe cilësor në terren me qëllim realizimin e një anketimi të studentëve të gazetarisë në Universitetet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës, si dhe drejtues të mediave lokale dhe kombëtare, dhe Shoqërinë Civile. Asistentët do të shpërndajnë dhe sigurojnë plotësimin e anketave në terren dhe online, drejtuar profesionistëve të rinj në media, drejtuesve të medias dhe organizatave të
shoqërisë civile me në fokus median; do të ndihmojnë në mbledhjen dhe kontekstualizimin e informacionit të përftuar nga këto anketa dhe do të jenë pjesëmarrës në realizimin e një fushate ndërgjegjësuese mbi kushtet e punës dhe të drejtat gjatë periudhës së praktikës.
Detyrat kryesore:
- Të marrin pjesë në një trajnim mbi metodat e anketimit sasior dhe cilësor;
- Të angazhohen në identifikimin dhe anketimin në terren të studentëve dhe grupeve studentore të gazetarisë pranë Universitetit të Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës;
- Të angazhohen në shpërndarjen dhe realizimin e një anketimi online dhe në terren me drejtues të mediave dhe organizatave me fokus median;
- Hartimi i një raporti sasior me të dhënat e anketave të realizuara sipas një formati të paracaktuar;
- Pjesëmarrje në mbledhje, aktivitete, konferenca dhe realizimi i detyrave plotësuese që lidhen me implementimin e projektit.
Kriteret e aplikimit
- Studentë ose të rinj që kanë përfunduar studimet në degët: Gazetari, Shkenca Sociale, dhe Komunikim;
- Përvojat e mëparshme në realizimin e anketave apo sondazheve në terren përbëjnë avantazh;
- Njohuri të gjuhës angleze dhe metodave të kërkimit janë kritere të dëshirueshme;
- Njohuri të mira të përdorimit të paketës Microsoft Office, me fokus ne Microsoft Word dhe Excel.
Si mund të aplikoni?
Të interesuarit duhet të aplikojnë brenda datës 20 Mars 2019, duke dërguar CV dhe Formularin e Aplikimit bashkëngjitur këtij njoftimi në adresat email: info@qualityjournalism.com.al dhe citizenschannel@hotmail.com
Aplikantët të cilët do të përzgjidhen për intervistë individuale do të kontaktohen nga përfaqësuesit e Qendrës për Gazetari Cilësore dhe Citizens Channel. Gjatë këtyre intervistave do të shpjegohen dhe detyrat specifike të pozicionit, kontrata e cila do të lidhet dhe detyrimet për tu përmbushur nga palët.
Për çdo pyetje që mund të keni na kontaktoni në numrat e celularit 0695534646 dhe 0697665934.