Prodhim mediatik

Ekipi i Mbështetjes së Prodhimit të ACQJ ofron një shërbim të brendshëm të prodhimit të medias në të cilin ekipi ynë prodhon materiale audio-vizuale me cilësi profesionale për lajme, transmetime, dokumentarë dhe produkte multimediale. Ne japim mbështetje dhe udhëzim të plotë në planifikimin e projektit tuaj në të cilin do t’ju ndihmojmë të zhvilloni dhe vizualizoni pjesën përfundimtare.

Ekipi ynë mund të regjistrojë në studio tona dhe gjithashtu në vendndodhje (terren), në Shqipëri dhe rajon.

Ekipi i Mbështetjes së Prodhimit të ACQJ ofron mundësinë e rezervimit të orareve të përshtatshme për redaktim/montim video, që mund të kërkohen për të prodhuar projektin tuaj mediatik duke përdorur materiale audio-vizuale që keni xhiruar, si dhe materiale bruto në dispozicion të ACQJ. Suitat e montazhit janë të pajisura me Adobe Creative Cloud (Premier Pro) dhe ofrohet trajnim për këtë.

Sjellja e stafit të huaj të xhirimit në Shqipëri mund të jetë e kushtueshme, përkundrejt angazhimit të talentit vendas, i cili është i disponueshëm me çmime të përballueshme. Ekipi ynë është një shërbim i vetëm për çdo krijues filmi apo dokumentari i interesuar të xhirojë në Shqipëri. Ngritja e një ekipi filmik është diçka për të cilën jemi gati t’ju ndihmojmë.

Rrjeti ynë i kontakteve përfshin:

  • Staf prodhimit si Kameramanë, Asistentë Zëri, Fotografë, Fikser – në thelb çdo personel i nevojshëm për xhirime në Shqipëri;
  • Aktorë dhe talent vendas;
  • Ofrues të pajisjeve të filmimit;
  • Studiot dhe teatrot që mund të ndihmojnë me nevojat tuaja;
  • Menaxherë të vendndodhjes.

Ne ofrojmë gjithashtu seminare trajnimi për grupe ose individë të cilët do t’ju ndihmojnë me aftësitë e nevojshme për të përfunduar projektin tuaj.

Fushat e ekspertizës:

– Gazetari Hulumtuese;

– Prodhimi multimedial;

– Gazetari e të dhënave;

– Gazetari Mobile (MOJO);

– Kontrollimi i fakteve (Fact Checking);

– Edukimi mediatik;

– Prodhim audio/video.

Na kontaktoni:

Paraqisni një kërkesë shërbimi në: info@acqj.al

Na telefononi në: +355688563686

Na vizitoni në: Rruga Pjetër Budi 69, Tiranë, Shqipëri