NJOFTIM
*****
Qendra për Gazetari Cilësore ka nisur një bashkëpunim me Zërin e Amerikës për të prodhuar në mënyrë të përbashkët gjashtë kronika investigative që do të kenë në qendër të tyre probleme të ndryshme të realitetit në vend, duke nisur nga çështje të mjedisit tek ato sociale, tek çështje që lidhen me korrupsionin, zbatimin e ligjit dhe abuzimin me detyrën.
Këto kronika do të publikohen deri në pranverën e vitit të ardhshëm dhe do të shfaqen në transmetimin e Zërit të Amerikës (Faqja dhe Ditari) në 18:30 gjatë lidhjes së Zërit të Amerikës me RTSH në Shqipëri, por edhe në faqen web të Qendrës sonë www.qualityjournalism.com.al
Qendra për Gazetari Cilësore ka një rrjet prej 34 studentësh e gazetarësh të rinj që janë të përfshirë në investigime, video produksione dhe kronika hulumtuese.
*****