[authorInfo]

Rindërtimi mbas tërmetit, u shkelën afatet dhe nuk ka transparencë mbi donacionet. Disa hyjnë në banesa, të tjerë presin ende. Por zyrtarisht u premtua se 2020 ishte kapitulli i fundit për shtëpitë e reja

Për familjen e Valentina Enesit tërmeti i 26 nëntorit 2019 ishte jo vetëm i frikshëm, por me gjithë çka ndodhi më pas, e bindi atë se ky ishte një rast për ta lënë fshatin e për tu afruar më tepër me qytetin. Shtëpia e tyre në Grubllesh, një fshat i thellë i Malësisë së Tiranës u dëmtua rëndë. Prej dy vitesh ata e kanë lënë shtëpinë dhe gjithë pasurinë e tyre dhe jetojnë me qera tek një banesë në Ndroq.

Shtëpia në fshat e Astrit dhe Valentina Enesit

100 mijë lekë pagujm” nis rrëfimin gruaja që nuk ka për ta harruar natën që i ndryshoi jetën.

Valentina i thotë “Sinjalizo” se presin të bëhen me shtëpi të re nga shteti dhe shpreson se me atë rast do të braktisë një herë e përgjithmonë fshatin e thellë të Grublleshit, i cili ndër të tjera nuk figuron as në hartë.

Shtëpia me qera e Valentinës dhe Astritit

Çifti Enesi ka tre fëmijë. Nga ana tjetër për kryefamiljarin Astrit Enesi, këto dy vite mbas tërmetit ishin të vështira dhe sprovuese. Së pari, sepse familja me pesë anëtarë gati-gati nuk përfitoi asnjë mbështetje mbas tërmetit “Vetëm dy muaj kam marrë qera për shpinë, i futa letrat për shpi të re këtu te lagjia e re në Ndroq, po nuk ma dhanë. Tashi më kishin pru’ 20 milionë lekë në dorë që unë të shkoj të ndërtoj shtëpinë nga e para në fshat po atje është shumë keq. Është terren shumë i vështirë. Nuk shkon dot kollaj makinë atje. Kam pas shtëpi njëkatëshe, të bome vetë, tani është 80 përqind e shembur. Atje ska ngelë asnjë familje”, rrëfen Astriti. Por nëse me rastin e zhvendosjes në Ndroq, ju hap apo jo një perspektivë e re familjes së tij, kryefamiljari komenton:

Mezor e kaloj muajin, gruaja shtëpiake, djali në shkollë”.

Ndryshe i rrodhi jeta mbas tërmetit Çlirim Shkretës, i cili nuk e kishte menduar ndonjëherë që do të kishte një shtëpi të ndërtuar posaçërisht për të dhe e pajisur me pothuajse të gjitha orenditë shtëpiake. Shtëpia e tij në kodër, në Vaqarr u shkatërrua e tëra në tërmetin e 26 nëntorit.

Dhoma e ndenjës

Ai lëviz nga njëra dhomë tek tjetra duke mos e fshehur gëzimin për banesën e re që e ka kthyer në një destinacion “turistik”, mbasi rrëfen çdo gjë me të cilën është arreduar banesa e re .

Sipas të dhënave që grumbulloi “Sinjalizo”, rezulton se Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, me kontributin e qindra dhuruesve, mundësoi ndërtimin e kësaj lagjeje tërësisht të re në Vaqarr, ndër to edhe shtëpinë e Çlirimit.

Çlirimi në derën e shtëpisë së re

Arbër Hajdari nga Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” tha për “Sinjalizo” se deri më 26 nëntor janë dorëzuar 31 shtëpi individuale në Vaqarr, Vorë, Durrës, Elbasan dhe pjesë të tjera të Tiranës.

Ai shton se do të dorëzohen edhe 13 banesa individuale që janë ende në proçes ndërtimi nga fondacioni.

Një nga zonat e tjera të prekura nga tërmeti ishte edhe fshati Mustafakocaj që e përfshin zona e Baldushkut. Ndryshe nga Vaqarri, këtu procesi po ecën më ngadalë.

Deri në këto momente janë ngritur në këmbë 13 struktura banesash individuale. Një punëtor i ri i cili nuk preferoi të identifikohej i tha “Sinjalizo” se përfituesit janë kryesisht banorë të fshatrave të thellë që tërmeti i 26 nëntorit, por edhe ai i 21 shtatorit i shkatërroi.

Ndërkaq pema e Krishtlindjeve është ngritur në bllokun e lagjes së re në rrugën “5 Maji” në kryeqytet e quajtur “Riverside” ose Bregu i Lumit, konceptuar nga arkitekti Italian Stefano Boeri. Megjithëse vetëm dy godina janë gati për të pritur 100 familjet e reja, zhurma e makinerive të rënda të asfaltimit ndihet që në hyrje të rrugës. Rruga po asfaltohet, disa ditë përpara ardhjes së kryeministrit për futjen e banorëve nëpër banesat e reja.

Në këtë zonë pritet të ndërtohen 11 pallate të rindërtimit që do të strehojnë qindra familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga vëzhgimi i “Sinjalizo” në terren, ndonëse ishte parashikuar një ceremoni ditën e Krishtlindjeve ku do të merrte pjesë edhe kryeministri, kjo ‘festë” sipas informacioneve të “Sinjalizo” është shtyrë për ditën e fundit të vitit.

Godinat e bregut të lumit deri tani
Projekti Riverside, si do të jetë në përfundim

Megjithatë mes fotove të projektit dhe asaj që po ndodh në terren ka një diferencë të dallueshme. Projekti është larg asaj që duhet të kishte ndodhur. Kjo ka sjellë vonesa dhe banorë që ende nuk kanë mbi kokë një çati të tyren. Veç fshatrave të prekur nga tërmeti, Kombinati ishte një tjetër zonë që u dëmtua.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj premtoi se lagja e re e Kombinatit, e cila do të ndërtohet për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, është projekti më ambicioz i 100 viteve të Tiranës kryeqytet.

Ky projekt përfshin 1.5 mln metra katror ndërtim. Është ndoshta ndërtimi më ambicioz i 100 viteve të Tiranës kryeqytet, ku do të akomodojë 21.534 njerëz”.

Në KombinArt, po ndërtojmë një tjetër lagje model për familjet e mbetura pa shtëpi prej tërmetit, e ku ka përfunduar puna për 2 pallatet e para, nga 40 të tillë që do ta kthejnë Kombinatin në polin e ri të Tiranës”, tha Veliaj.

Projekti “Kombinart”
Kombinati sot

Por gjatë vëzhgimit në Google Earth, gjurmët e Kombinartit duken inekzistente.

Rama i njoftoi banorët e Kombinatit në dhjetor se procesi i rindërtimit për ta do të zgjasë në kohë, por bonusi i qirasë do të vijojë.

Kjo është zona ku do të ndërtohet një nga zonat më të mëdha të rindërtimit. Është një nga projektet më të mëdha, në mos më i madhi, ndaj duhet pak më shumë kohë se për ndërtimin e shtëpive individuale apo lagjeve më të vogla. Të gjithë ata që janë në pritje për të hyrë në shtëpi, t’i bëjnë hallall të gjitha ditët e netët, që nuk kanë qëndruar jashtë, por që i kanë kaluar e do i kalojnë të gjitha ditët deri në fund në shtëpi me qira të paguara nga qeveria e Shqipërisë”.

Sinjalizo kërkoi detaje nga Bashkia e Tiranës mbi ecurinë e punimeve të banesave individuale në kryeqytet, por në adresën e redaksisë nuk erdhi një përgjigje. E njëjta gjë, ndodhi edhe me kërkesën për tu informuar nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, për më shumë detaje në lidhje me ecurinë e rindërtimit të banesave individuale në Tiranë. Deri në ditën e publikimit të këtj shkrimi nuk u dha asnjë përgjigje.

Sakaq, për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi, rindërtimi në Tiranë por jo vetëm, ka disa problematika.

Procesi i rindërtimit në Tiranë është elektoralisht perfekt, po shitet si dhuratë e partisë ndaj njerëzve kur në fakt janë ose donacione ose nga buxheti i shtetit. Juridikisht është i kopsitur dobët, investigimet e KLSH kanë nxjerrë disa gjetje, pra ka hapësira të interpretueshme, nga pikëpamja financiare është një kontratë dhuratë për oligarkët. Shtëpitë që u ndërtohen qytetarëve janë të vogla, afër rrugëve kryesore, shkollat psh, nuk plotësojnë kushtet si në Europë pavarësisht se janë donacione europiane. Mbi të gjitha mungon transparenca, radha e dëmtimit nuk është respektuar.”

Deklaratat, premtimet dhe afatet për rindërtimin në Tiranë

Arben Ahmetaj, Ministri për Rindërtimin, në 5 dhjetor 2019, tha se deri në Krishtlindje të vitit 2020, 80-90% e familjeve që mbetën të pastreha nga tërmeti, do të futeshin në banesat e tyre të reja.

Kryeministri Edi Rama në fund të vitit 2019 tha se deri në fund të vitit 2020 të gjithë qytetarët që humbën banesën individuale do të futen në banesa të reja të rindërtuara.

Në 18 qershor të vitit 2020, kryebashkiaku Veliaj, në Zall Herr, premtonte se do të vijohej puna për ndërtimin e më shumë se 800 banesave individuale në Tiranë, me qëllim që deri në 26 nëntor 2020 të strehoheshin sa më shumë familje në banesat e reja.

Kur qytetarët të ikin me pushime, të rikuperojmë edhe një pjesë të madhe të shtëpive të nëntorit dhe sa më shumë familje të futen në banesë para datës 26 nëntor. Më pas do fillojmë me pallatet, që sigurisht do marrin pak më shumë kohë”, shprehej Veliaj.

Më 3 nëntor 2020, kryeministri Rama deklaroi se në disa zona, Tiranë, Vorë, Krujë dhe Thumanë janë në proçes rindërtimi rreth 850 banesa individuale. “Në zonat Krujë, Vorë, Thumanë dhe Tiranë janë ndërtuar ose janë proçes rindërtimi 850 shtëpi dhe tre lagje të reja”, tha Kryeministri.

Në një intervistë televizive në News 24, Ahmetaj ka caktuar si afat të fundit të përfundimit të rindërtimit marsin e vitit 2022.

Brenda marsit të vitit që vjen të gjitha njësitë individuale do të kenë mbaruar. Në mars 2022 nuk do të shihni asnjë shenjë të tërmetit, dhe të gjitha banesat do të jenë të rindërtuara ose rikonstruktuara. Kjo është përgjigje zyrtare, por dhe personale. Në emër të kryeministrit ky është një skedë të mirëmenduar. Askush nuk do të ngelet pa shtëpi”, tha Ahmetaj.

Në 4 dhjetor të këtij viti, kryebashkiaku Veliaj u shpreh:

Ne kemi mbaruar me rreth 500 shtëpi që janë banesa individuale, tip vileta 1+1, 2+1, apo 3+1, një numër i jashtëzakonshëm që është kryesisht pjesa rurale. Një pjesë tjetër ka preferuar që t’i marrë paratë cash, kështu që edhe për këto familje kemi bërë disbursimin. Ndërkohë që ne të hënën hedhim shortin për 100 familjet e para që marrin shtëpitë tek “5 Maji”, një lagje e dizenjuar nga Stefano Boeri, që në Milano njerëzit ëndërrojnë të marrin një shtëpi tek pallatet e Stefano Boerit, ne ndërkohë po i japim falas për ata që janë dëmtuar nga tërmeti,”.

Rindërtimi sipas FMN dhe KLSH ka probleme

Por një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar u shpreh në tetor të këtij viti, se qeveria shqiptare nuk është treguar transparente për përdorimin e fondeve publike për menaxhimin e fatkeqësive duke iu referuar tërmetit dhe pandemisë.

Duhen masa për të rritur transparencën dhe llogaridhënien lidhur me shpenzimet e kryera me procedura emergjence. Këto masa duhet të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe përdorimi i fondeve të rindërtimit duhet të jetë subjekt i kontrollove standarde të menaxhimit të financave publike” thoshte FMN.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, po në tetor publikoi një raport përfundimtar auditimi për programin e rindërtimit. Disa nga gjetjet, të konsideruara si të rëndësisë së lartë janë si më poshtë:

Nuk demonstrohet dokumentacion në lidhje me veprimtarinë e Ministrit të Shtetit për Rindërtimin mbi ndjekjen dhe bashkërendimin e veprimtarisë së ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për hartimin dhe miratimin e programeve të proçesit të rindërtimit të objekteve të dëmtuara dhe të shkatërruara.

Stafi i Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, aktivitetin për evidentimin e burimeve të brendshme, materiale dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe përcaktimin e mënyrës së përdorimit të tyre për realizimin e programeve të procesit të rindërtimit, e ka reduktuar thjeshtë dhe vetëm në informacione mbi ecurinë e procesit dhe atë kryesisht në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat nuk kanë rezultuar në evidenca të burimeve që disponojnë institucionet dhe për pasojë as në përcaktimin e mënyrës së përdorimit të tyre.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin nuk ka të dokumentuar ndjekjen e zbatimit të përgjegjësive dhe të detyrave të ngarkuara për ministritë dhe institucionet e tjera, si dhe pjesërisht për njësitë e vetëqeverisjes vendore, për trajtimin e shtetasve që kanë humbur familjarët dhe/ose që kanë mbetur të pastrehë, si pasojë e tërmetit.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin nuk ka të dokumentuar përgatitjen dhe propozimin e projekteve të përgjithshme e të veçanta, që të ishin pjesë e programeve të procesit të rindërtimit, si dhe nuk ka të dokumentuar kërkesa për mbështetje të specializuar njerëzore.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin nuk ka të dokumentuar informacione për mënyrën e përdorimit dhe eficiencën e arritur për çdo donacion apo mbështetje të ofruar nga organizatat shtetërore dhe organizmat kombëtarë e ndërkombëtarë, shoqatat, personalitetet publike dhe donatorë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit.

 

Ky artikull u krijua bazuar në të dhëna të siguruara nga individë që kanë zgjedhur të ngrenë zërin. Ndani historinë tuaj, fuqizojini të tjerët dhe bëhuni faktor për ndryshim. Vizitoni faqen: www.acqj.al/sinjalizo-dhe-ti/