[authorInfo]

Albanian

Kush Jemi Ne

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore është një organizatë jo politike, e pavarur dhe jofitimprurëse e drejtuar nga profesionistë të rinj me seli në Tiranë, Shqipëri. Ekipi kryesor përbëhet nga profesionistë të rinj me një sfond në media dhe ligj. Fokusi kryesor i Qendrës është trajnimi dhe shkëmbimi i informacionit midis gazetarëve hulumtues të rinj dhe të ardhshëm dhe promovimit të gazetarisë etike përmes mjeteve të ndryshme në dispozicion. Trajtimi ynë i gazetarisë pasqyron fytyrën e ndryshimit të gazetarisë, por është ngulitur fort në vlerat e prodhimit të lajmit të drejtë dhe të saktë. Për organizatat e lajmeve, kjo do të thotë të sigurohen që gazetarët e tyre janë të shpejtë, të pavarur, kritikë dhe të orientuar drejt nevojave të lexuesve.

Qëllimi kryesor dhe përfundimtar i Qendrës është rritja e cilësisë së raportimit dhe shkrimit të lajmeve, standardeve të gazetarisë, etikës profesionale të gazetarëve të rinj, zgjerimit të përpjekjeve të bashkëpunimit me institucionet arsimore / trajnuese apo organizatave të tjera në fushën e gazetarisë, për të rritur kapacitetet njerëzore / profesionale dhe materiale në fushën e gazetarisë, për Republikën e Shqipërisë; trajnimi i gazetarëve në fushën e hulumtimit, raportimit dhe shkrimit të lajmeve të formës së gjatë; trajnimi i gazetarëve në përdorimin e mjeteve dhe burimeve të ndryshme për kryerjen e veprimtarisë së hulumtimit dhe raportimit të lajmeve; dhe krijimit të një klime të bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të rinj dhe zhvillimit të workshop-eve dhe seminareve për shkëmbimin e informacionit dhe përvojave në fushën e gazetarisë.  

Iniciativat tona kryesore përfshijnë:

  • Rritja e kapaciteteve të gazetarëve të rinj dhe studentëve të gazetarisë, me qëllim formimin e tyre professional dhe krijimin e një mundësie të dytë për zhvillim të mëtejshëm si gazetarë të lirë dhe të pavarur;
  • Krijimi i hapsirave të sigurta për gazetarët e rinj, studentët e gazetarisë, personat e tretë të interesuar në gazetari, por dhe organizatave të shoqërisë civile, për përçimin e zërit dhe të mesazhit të tyre në një audencë më të gjerë;
  • Rritja e ndërgjegjësimit public mbi nismat dhe zhvillimet më të fundit në fusha të ndryshme të jetës publike, me informacion objektiv, të saktë dhe të shpejtë, dhe advokimi përmes medias i aksioneve apo nismave të grupeve të ndryshme të interest, për ndërjyrje me interes public, nën kushtet strikte editorial të ACQJ;
  • Sigurimi i burimeve dhe shërbimeve të rrjetëzimit për gazetarët hulumtues profesionist dhe të ardhshëm në Shqipëri;
  • Publikimi në gjuhën angleze dhe shqipe në platforma të shumta, duke përdorur mjetet, teknikat dhe mundësitë e fundit për profesionistët në terren;
  • Organizimi dhe promovimi i workshop-eve dhe seminareve trajnuese mbi një larmi temash, nga e drejta për informim dhe mbrojtja ligjore e gazetarëve, tek përdorimi dhe promovimi i mjeteve multimediale;
  • Mbështetja dhe promovimi i praktikave më të mira në gazetarinë hulumtuese dhe atë të bazuar mbi të dhënat;
  • Mbështetjen dhe promovimin e përpjekjeve për të siguruar qasje të lirë në dokumentacionin dhe të dhënat publike;
  • Sigurimi i shërbimeve ndërmjetësuese për gazetarët dhe profesionistët që kanë nevojë për njohuri të specializuara lokale.

Aktivitetet e Qendrës

Rritja e kapaciteteve
Rritja e kapaciteteve është një nga aktivitetet kryesore të ACQJ. Deri më sot, qendra ka zbatuar një sërë programesh trajnimi me fokus gazetarët e rinj dhe studentët e gazetarisë dhe komunikimit në fushën e gazetarisë hulumtuese, të plotësuara nga iniciativat e seminareve për prodhimet multimediale dhe gazetarinë e formatit të gjatë. Qendra ka një grup prej më shumë se 60 alumni gazetarësh hulumtues të pavarur nga kurset e dedikuara për këtë temë, një grup prej më shumë se 20 gazetarësh me përvojë në prodhime multimediale dhe përdorimin e teknikave të gazetarisë celulare dhe alumni nga programe të dedikuara për kontrollin e fakteve, të fokusuara në fushën sociale dhe mjedisore. 

Politikat dhe Kërkimet në Fushën e Medias

Si pjesë e një skeme subgrante financuar nga Bashkimi Evropian dhe organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, ACQJ, në bashkëpunim me Citizens Channel ka kryer një kërkim të plotë dhe ka publikuar një raport mbi tregun e punës së profesionistëve të rinj të gazetarisë dhe perspektivat e punës dhe Modele praktike për gazetarët e mundshëm në Shqipëri, me titull “Arritja e kushteve të ndershme pune: Vëzhgimi i së ardhmes së gazetarëve të rinj dhe të ardhshëm”. Raporti përbëhet nga një anketë mbarëkombëtare e kryer me studentët e gazetarisë dhe komunikimit, një pyetësor me pyetje të hapura të synuara për gazetarët e rinj dhe një rishikim ligjor dhe dokument politikash mbi praktikat më të mira të BE-së dhe aplikimin e tyre të mundshëm në Shqipëri, mbi temën e kornizës ligjore të rregullave të praktikës së punës,për përfitimin e studentëve aktualë, dhe ruajtjen e pozitës së tyre në tregun e punës. Njëkohësisht, ACQJ ka kryer një hulumtim për investimet infrastrukturore të Bashkisë së Tiranës për periudhën 2008 – 2018, me synimin për të konstatuar rastet më problematike të përdorimit të fondeve publike në projekte infrastrukturore me mangësitë më të theksuara, si dhe një rishikim të cilësisë së këtyre punimeve nga inxhinierë profesionistë, të plotësuar nga një numër artikujsh investigativë që mbulojnë përdorimin e të ardhurave publike për për këto punime apo investime të ndryshmepublike dhe efikasiteti I tyre dhe impakti në jetën e qytetarëve. Rishtazi, ACQJ, në bashkëpunim me qendrën Hand to Hand Against National Apathy (HANA) ka filluar zbatimin e programeve për rritjen e kapaciteteve të të rinjve në qytetet e vogla të Shqipërisë në luftën kundër lajmeve të rreme dhe dezinformimit, fillimisht në qytetin e Lehës, dhe më pas përmes krijimit të një program të thjeshtuar në këtë fushë, për replikim të tij nga organizata lokale me lehtësi të thjeshtuar.

Bashkëpunimi me palët e interesuara (OSHC-të, organet rregullatore)

ACQJ ka një marrëdhënie të ngushtë dhe një bashkëpunim të shkëlqyer me një numër mediash dhe organizatash të tjera me focus të ndryshëm nga media, përfshirë këtu çështjet sociale, rininë, mjedisin apo zhvillimin e kapaciteteve të OSHC-ve lokale, në Shqipëri. Nëpërmjet zbatimit të projekteve të shumta që nga krijimi i qendrës në vjeshtën e vitit 2017, ACQJ ka zhvilluar një bashkëpunim të fortë me OSHC-të që punojnë në lirinë e medias, zhvillimin e saj si dhe degë të tjera të shoqërisë civile, si Unioni i Gazetarëve, Zëri i Amerikës, BIRN-Albania, Këshilli i Medias, Instituti Shqiptar i Medias, ResPublica, EcoAlbania, Citizens Channel, Faktoje, HANA, etj.

Prodhime mediatike

ACQJ, për të katërtin vit, është në një marrëveshje bashkëpunimi me transmetuesin e vetëm kombëtar publik, RTSH, për qëllimet e filmimit, prodhimit dhe transmetimit të një programi televiziv primetime, çdo dy javë me fokus hulumtimin ekonomik, social, akademik dhe tema të profilit të lartë, për të ndriçuar çështje të vogla për sytë e televizionit të përditshëm, por me rëndësi të madhe dhe pasoja të mëdha për jetën e përditshme të shqiptarëve të zakonshëm. Në të njëjtën kohë, ACQJ ka pasur në focus dhe prodhimet e dokumentarëve të ndryshëm me tema dedikuar mbrojtjes mjedisore dhe zhvillimit të saj, në bashkëpunim me EcoAlbania, si dhe një seri videosh ndërgjegjësuese mbi problematikat dhe vështirësitë e vërejtura nga profesionistët e medias në Tiranë (qendror), por dhe në rrafshin lokal.

Në të njëjtën kohë, ACQJ ka në fokus të saj dhe prodhimin e artikujve hulumtues, përmes një numër nismash si Laboratori i Gazetarisë Investigative, programi Sinjalizo! apo programeve të ndryshme me në fokus çështjet ekonomike, sociale apo mjedisore, si dhe nismave për financimin e shkrimeve të formatit të gjatë nga gazetarë të pavarur dhe emisioneve televizive nga televizione kombëtare dhe lokale, me qëllim rritjen e angazhimit të medias në politikbërje dhe kërkesën për llogaridhënie nga institucionet publike apo aktorë të tjerë në një shoqëri demokratike.

Donatorë

Bashkimi Evropian (BE), Fondacioni i Shoqërisë së Hapur në Shqipëri, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, LevizAlbania, Ambasada Hollandeze në Tiranë, Ambasada Zvicerane në Tiranë, European Endowment for Democracy, IFJ, Instituti Shqiptar i Medias, Televizioni Publik Kombëtar RTSH, etj.


English

About us

The Albanian Center for Quality Journalism is a non-political, independent and non-profit organization run by young professionals based in Tirana, Albania. The core team consists of young professionals with a background in media and law. The main focus of the Center is the training and exchange of information between young and future investigative journalists and the promotion of ethical journalism through the various tools available. Our approach to journalism reflects the face of changing journalism, but is firmly embedded in the values ​​of producing fair and accurate news. For news organizations, this means making sure their reporters are fast, independent, critical, and reader-oriented.

The main and ultimate goal of the Center is to increase the quality of news reporting and writing, standards of journalism, professional ethics of young journalists, to expand cooperation efforts with educational / training institutions or other organizations in the field of journalism, to increase human / professional and material capacities in the field of journalism, for the Republic of Albania; training of journalists in the field of research, reporting and writing long-form news; training of journalists in the use of various tools and resources to carry out research and news reporting activities; and creating a climate of cooperation between young professionals and the development of workshops and seminars for the exchange of information and experiences in the field of journalism.

Our main initiatives include:

  • Increasing the capacities of young journalists and journalism students, in order to train them professionally and creating a second opportunity for further development as free and independent journalists;
  • Creating safe spaces for young journalists, journalism students, third parties interested in journalism, but also civil society organizations, to convey their voice and message to a wider audience;
  • Raising public awareness on the latest initiatives and developments in various areas of public life, with objective, accurate and fast information, and advocacy through the media of actions or initiatives of various interest groups, for public interest interventions, under the strict editorial policies of the ACQJ;
  • Providing networking resources and services for professional and prospective investigative journalists in Albania;
  • Publication in English and Albanian on multiple platforms, using the latest tools, techniques and opportunities for professionals in the field;
  • Organizing and promoting workshops and training seminars on a variety of topics, from the right to information and legal protection of journalists, to the use and promotion of multimedia tools;
  • Supporting and promoting best practices in investigative and data-based journalism;
  • Supporting and promoting efforts to ensure free access to documentation and public records;
  • Providing mediation services for journalists and professionals in need of specialized local knowledge.

Activities of the Center

Capacity building

Capacity building is one of the main activities of ACQJ. To date, the center has implemented a range of training programs focusing on young journalists and journalism and communication students in the field of investigative journalism, complemented by initiatives on multimedia products and long-form journalism. The Center has a group of more than 60 Alumni independent investigative journalists, a group of more than 20 journalists experienced in multimedia productions and the use of mobile journalism techniques and Alumni from programs dedicated to fact checking, focused on the economic, social and environmental journalism.

Media Policy and Research

As part of a subsidiary scheme funded by the European Union and organized by the Albanian Media Institute and the International Federation of Journalists, the ACQJ, in cooperation with Citizens Channel has conducted a thorough research and published a report on the labor market of young professionals’ journalism and job prospects and practical models for potential journalists in Albania, entitled “Achieving rightful working conditions: Observing the future of young and future journalists”. The report consists of a nationwide survey conducted with journalism and communication students, an open-ended questionnaire aimed at young journalists, and a legal review and policy paper on EU best practices and their possible application in Albania, on the topic of the legal framework of the rules of work practice and internship, for the benefit of current students, and the preservation of their position in the labor market. At the same time, ACQJ has conducted a research on infrastructure investments of the Municipality of Tirana for the period 2008 – 2018, with the aim of ascertaining the most problematic cases of using public funds in infrastructure projects with the most significant shortcomings, as well as a review of the quality of these works by professional engineers, supplemented by a number of investigative articles covering the use of public funding for these works or various public investments and their efficiency and impact on the lives of citizens. Recently, the ACQJ, in cooperation with the Hand to Hand Against National Apathy Center (HANA) has started implementing programs to increase the capacity of young people in small towns of Albania in the fight against fake news and misinformation, initially in the city of Lezha, and then through the creation of a simplified program in this area, for its replication by local organizations with simplified ease.

Cooperation with stakeholders (CSOs, regulatory bodies)

ACQJ has a close relationship and excellent cooperation with a number of media and other organizations with different focus from the media, including social issues, youth, environment or capacity development of local CSOs in Albania. Through the implementation of numerous projects since the establishment of the center in the fall of 2017, the ACQJ has developed a strong cooperation with CSOs working on media freedom, its development and other branches of civil society, such as the Union of Journalists, Voice of America, BIRN-Albania, Media Council, Albanian Media Institute, ResPublica, EcoAlbania, Citizens Channel, Faktoje, HANA, etc.

Media productions

The ACQJ, for the fourth year, is in a cooperation agreement with the only national public broadcaster, RTSH, for the purposes of filming, producing and broadcasting a primetime television program, focusing every two weeks on economic, social, academic and profile research topics, aiming to shed light on small issues for the interest of daily television, but of great importance and great consequences for the daily life of ordinary Albanians. At the same time, the ACQJ has focused on the production of various documentaries on topics dedicated to environmental protection and its development, in collaboration with EcoAlbania, as well as a series of awareness raising videos on the problems and difficulties observed by media professionals in Tirana, as well as at the local level.

At the same time, the ACQJ also focuses on the production of research articles, through a number of initiatives such as the Investigative Reporting Laboratory, Sinjalizo! or various programs focusing on economic, social or environmental issues, as well as initiatives to finance long-form articles by independent journalists and national and local television programs, in order to increase media engagement in policy-making and the demand for accountability from public institutions or other actors in a democratic society.

Donors

European Union (EU), Open Society Foundation in Albania, United States Embassy in Tirana, LevizAlbania, Dutch Embassy in Tirana, Swiss Embassy in Tirana, European Endowment for Democracy, IFJ, Albanian Media Institute, National Public Television RTSH , etc.