Kush jemi ne

Raportet e fundit nga organizatat ndërkombëtare dhe studimet në fushën e medias, kanë cituar median shqiptare si të lirë nga censura formale dhe represioni autoritar, por jo të lirë nga ndikimi i qeverisë, politikës dhe interesave ekonomike të pronarëve të mediave. Në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë thuhet: “Mungesa e transparencës së financimit të medias dhe ndërhyrjes në media nga interesat politike dhe ekonomike mbeten sfida të mëdha”.

Sa i përket statusit profesional, gazetarët në Shqipëri punojnë në rrethana të vështira. Pothuajse 90 për qind e gazetarëve po punojnë në mënyrë masive të padeklaruar dhe marrin paga me vonesë (1-3 muaj) ose ndonjëherë kjo page mungon. Frika nga humbja e punës i detyron ata që të mos ngrenë zërin kundër menaxherëve/pronarëve të medias. Kontratat shpesh imponohen dhe formulohen në mënyrë të tillë që të mos kenë bazë ligjore.

Nevoja për gazetarë të aftë, kompetentë dhe të guximshëm nuk ka qenë kurrë më e madhe, në një shoqëri që vuan nga raportimi i ndikuar dhe i mbështjellur në lajme të përditshme të zakonshme dhe të rëndomta.

Misioni Ynë

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore është një organizatë jo politike, e pavarur dhe jofitimprurëse e drejtuar nga profesionistë të rinj me seli në Tiranë, Shqipëri. Ekipi kryesor përbëhet nga profesionistë të rinj me një sfond në media dhe ligj. Fokusi kryesor i Qendrës është trajnimi dhe shkëmbimi i informacionit midis gazetarëve hulumtues të rinj dhe të ardhshëm dhe promovimit të gazetarisë etike përmes mjeteve të ndryshme në dispozicion.

Trajnimi ynë i gazetarisë pasqyron fytyrën e ndryshimit të gazetarisë, por është ngulitur fort në vlerat e prodhimit të lajmit të drejtë dhe të saktë. Për organizatat e lajmeve, kjo do të thotë të sigurohen që gazetarët e tyre janë të shpejtë, të pavarur, kritikë dhe të orientuar drejt nevojave të lexuesve.

Qëllimi kryesor dhe përfundimtar i Qendrës është rritja e cilësisë së raportimit dhe shkrimit të lajmeve, standardeve të gazetarisë, etikës profesionale të gazetarëve të rinj, zgjerimit të përpjekjeve të bashkëpunimit me institucionet arsimore / trajnuese apo organizatave të tjera në fushën e gazetarisë, për të rritur kapacitetet njerëzore / profesionale dhe materiale në fushën e gazetarisë, për Republikën e Shqipërisë; trajnimi i gazetarëve në fushën e hulumtimit, raportimit dhe shkrimit të lajmeve të formës së gjatë; trajnimi i gazetarëve në përdorimin e mjeteve dhe burimeve të ndryshme për kryerjen e veprimtarisë së hulumtimit dhe raportimit të lajmeve; dhe krijimit të një klime të bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të rinj dhe zhvillimit të workshop-eve dhe seminareve për shkëmbimin e informacionit dhe përvojave në fushën e gazetarisë.

 

Aktivitetet tona kryesore përfshijnë:

  • Sigurimi i burimeve dhe shërbimeve të rrjetëzimit për gazetarët hulumtues profesionist dhe të ardhshëm në Shqipëri;
  • Publikimi në gjuhën angleze dhe shqipe në platforma të shumta, duke përdorur mjetet, teknikat dhe mundësitë e fundit për profesionistët në terren;
  • Organizimi dhe promovimi i workshop-eve dhe seminareve trajnuese mbi një larmi temash, nga e drejta për informim dhe mbrojtja ligjore e gazetarëve, tek përdorimi dhe promovimi i mjeteve multimediale;
  • Mbështetja dhe promovimi i praktikave më të mira në gazetarinë hulumtuese dhe atë të bazuar mbi të dhënat;
  • Mbështetjen dhe promovimin e përpjekjeve për të siguruar qasje të lirë në dokumentacionin dhe të dhënat publike;
  • Sigurimi i shërbimeve ndërmjetësuese për gazetarët dhe profesionistët që kanë nevojë për njohuri të specializuara lokale.

 

Ja se si po rritemi

Që nga tetori 2017, Qendra është e angazhuar në një program të gazetarisë hulumtuese, të financuar përmes një granti të Departamentit të Shtetit të SHBA, ku trajnohen profesionistë të rinj në terren, duke i ndihmuar ata me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për prodhimin e suksesshëm të artikujve të lajmeve dhe videot mbi pjesët hulumtuese të zgjedhura prej tyre dhe promovimin e gazetarisë hulumtuese etike të pavarur, në një peizazh mediatik i cili nuk ka përvojë në këtë fushë. Thelbi i projektit është që studentët e gazetarisë dhe profesionistët e rinj të përfshihen në hulumtime dhe gazetari cilësore, të promovojnë praktikat etike të gazetarisë dhe të rrisin vullnetin, ekspertizën dhe shkathtësitë e tyre ligjore për të shqyrtuar tema të përditshme dhe të vështira.

Në mars të vitit 2018, Qendra hyri në partneritet me Zërin e Amerikës për prodhimin e pjesëve hulumtuese, duke prekur temat e korrupsionit dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe të drejtave të qytetarëve. Këto video janë duke u hartuar dhe prodhuar nga studentët e Qendrës, me ndihmën e profesionistëve në fushën e tregimit, videove dhe fotografisë.

Në gusht të vitit 2018, Qendra ka filluar implementimin e një projekti të financuar nga LevizAlbania dhe Ambasada Zvicerane për çështjen e ngritjes së vetëdijes dhe angazhimit të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes së pushtetit lokal, nëpërmjet mbikëqyrjes dhe shqyrtimit të projekteve infrastrukturore, nevojës, cilësisë dhe ndikim në jetën e përditshme të qytetarëve të Tiranës.

Në tetor të vitit 2018, Qendra ka hyrë në bashkëpunim me Radiotelevizionin Shqiptar për prodhimin dhe transmetimin e një programi 31-minutësh, të cilësisë së lartë, të stilit analitik, hulumtues dhe dosjer, prej 18 episodesh, që synon të hedhë dritë dhe një vështrim të thellë në çështjet që janë të rëndësishme në aspektin e interesit publik, por të vogla në mënyrën se si ato mbulohen në mediat shqiptare. Projekti është i bazuar në lajmet e përditshme, por nuk ndalet atje. Programi kërkon të arrijë më shumë, përmes analizës së fakteve. Kjo analizë ndërtohet përmes intervistimit të një numri të madh të aktorëve të fushës dhe shqyrtimit të faktorëve që çojnë në një ngjarje aktuale, bazuar në një model transmetimi analitik dhe investigativ. Gama e ngjarjeve dhe trajtimi i tyre nga programi është i pakufizuar. Përmbajtja e programit përbëhet nga ngjarje aktuale nga të gjitha fushat, si politika, sporti, kultura dhe ekonomia. Megjithatë, tema nuk do të jetë pjesë e diskutimit të përgjithshëm, ajo do të ndërtohet në një ngjarje të vërtetë reale specifike. Çdo episod ka specifikat e tij, në varësi të natyrës së informacionit të marrë dhe fushës së veçantë. Episodet transmetohen përmes RTSH, dhe nga mediat në dispozicion të Qendrës.

 

Kushtet e Përdorimit

Materiali nga faqja e internetit e ACQJ është në dispozicion për ripublikim nën licencën Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International.

Jeni të mirëpritur të ribotoni lajmet e krijuara nga ACQJ për qëllime jotregtare. Megjithatë, para se të përdorni një nga produktet tona, ju lutemi kërkoni leje në info(at)qualityjournalism.com.al

Kur përdorni produktet tona, ju duhet të referoni në mënyrë të oërshtatshme ACQJ dhe autorin, të vini në dispozicion një Link lidhës për lajmin origjinal në faqen e internetit të ACQJ dhe një Link lidhës me licencën Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International. Ne nuk lejojmë ndryshime në produktet tona origjinale, nëse nuk e miratojmë në mënyrë specifike. Nëse keni lejen tonë për të redaktuar, ndryshuar ose shkurtuar përmbajtjen, ju lutemi tregoni se produkti që shfaqet është një version i redaktuar i produktit origjinal, që u botua së pari në faqen e internetit të ACQJ. Ju lutemi, gjithashtu, të përfshini këtë tekst në faqen tuaj: “Kjo histori u botua fillimisht nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore”.