Laboratori i Gazetarisë Investigative është një iniciativë e zbatuar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes të cilës synohet rritja e kapaciteteve të studentëve të gazetarisë dhe shkencave të komunikimit, si dhe profesionistëve të rinj në gazetari, në ideimin dhe prodhimin e produkteve hulumtuese. Programi, tashmë në vitin e gjashtë të zbatimit të tij, ka në themelin e implementimit të tij metodat bashkëkohore të cilat integrojnë teorinë dhe praktikën në një numër të gjerë elementësh të gazetarisë hulumtuese si:

  • Kontrollimi I fakteve;
  • Shkrimi I formës së gjatë;
  • Implementimi i intervistave efektive;
  • Gazetari e të dhënave;
  • Prodhimi multimedial;
  • MOJO Journalism; dhe
  • Analiza e dokumentave publike dhe ligjore.

Programi ka në fokusin e tij krijimin e një grupi të gazetarëve të rinj në gazetarinë hulumtuese, të aftë të konkurojnë në tregun mediatik lokal dhe rajonal, në mënyrë të pavarur dhe me aftësi të plota profesionale për të trajtuar çdo temë të rëndësishme për publikun.

Produktet e studentëve të Laboratorit të Gazetarisë Investigative mund ti gjeni këtu.


English

The Investigative Journalism Lab is a long-standing program implemented by the Albanian Center for Quality Journalism, supported by the US Embassy in Tirana, which aims to increase the capacity of journalism and mass communication students and young professionals of the field, in the ideation and production of investigative products. The program, now in its sixth year of implementation, has as its base of implementation the seamless integration of theory and practice into a wide range of elements of investigative journalism such as:

– Fact Checking;

– long form article production;

– Implementation of effective interviews;

– Data Driven Journalism;

– Multimedia production;

– Mobile Journalism; and

– Analysis of public and legal documents.

The program has at its focus the creation of a new cadre of young journalists in investigative journalism, able to compete in the local and regional media landscape, independently and with full professional skills to tacle any public issue of paramount importance.

The articles produced by the Investigative Journalism Lab students can be found here.