Blog

Njoftim për vend vakant: Gazetar Investigativ

Njoftim për vend vakant: Gazetar Investigativ

ACQJ KËRKON TË PUNËSOJË GAZETARË/E

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore po kërkon për një gazetar/e që ka për pasion gazetarinë investigative dhe dëshiron të ndihmojë stafin e ACQJ në prodhimin e lajmeve investigative, reportazheve, analizave dhe kronikave në format video për tema të shumllojshme.

Ky pozicion vakant është hapur në kuadër të projektit SINJALIZO!, mbështetur nga National Endowment for Democracy, për një periudhë 2-vjeçare.

Detyrat dhe përgjegjësitë e kandidatëve:

Nën mbikqyrjen e Kryeredaktorit të Qendrës, Gazetari/ja do të jetë përgjegjës për realizimin e lajmeve/reportazheve/ investigimeve/video reportazheve, Brenda kornizës së udhëzuesit editorial të ACQJ.

Kandidatët potencial duhet të kenë:

– kualifikim përkatës në gazetari, ose kualifikime të ngjashme profesionale dhe një eksperiencë minimale 2 vjeçare në fushën e gazetarisë;

– aftësi të mira ndërpersonale, aftësi për të punuar individualisht si dhe për punë në grup;

– aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze;

– gatishmëri dhe motivim për të punuar me orar të plotë dhe fleksibël;

– aftësi në programet kompjuterike, ku avantazh përbëjnë aftësitë për redaktimin/ transferimin e informacionit online/ postimin në internet dhe media sociale;

– aftësi mesatare në përdorimin e paisjeve fotografike.

Për të aplikuar për këtë pozicion, kandidatët potencial duhet të dërgojnë një Curriculum Vitae (CV) në formatin EuroPass, një letër motivimi (500-1000 fjalë) dhe punët e tyre të mëparshme me reportazhe/shkrime/investigime të formatit të gjatë, si dhe video produksione, përmes postës elektronike në adresën info@acqj.al, deri në datën 25 shtator, 2021.

ACQJ inkurajon të gjithë kandidatët dhe ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë personat e interesuar, pa asnjë paragjykim mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike.

Shpërndaje