“Sinjalizo!” është një projekt i zbatuar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ), mbështetur nga National Endowment for Democracy, i cili ka në themelin e tij rritjen e transparencës së autoriteteve publike, përmes vendosjes në dispozicion të publikut një platformë digjitale, tërësisht të anonimizuar (SecureDrop), me qëllim mundësimin e këtyre të fundit të sinjalizojnë dhe denoncojnë veprimtarinë korruptive dhe të paligjshme të aktorëve institucional dhe më gjerë.

Demokracia në Shqipëri mbetet e mbushur me sfida, duke përfshirë mungesën e transparencës dhe përgjegjësisë, organe shtetërore të politizuara dhe një kulture të mosndëshkimit të zyrtarëve shtetëror të akuzuar për vepra penale. Shqipëria ka një nga sektorët më të gjerë të medias në rajon, por presionet ekonomike dhe politike që inkurajojnë vetëcensurën minojnë cilësinë e raportimit të saj. Grupet vëzhguese antikorrupsion kanë ngritur shqetësime në lidhje me korrupsionin mes zyrtarëve dhe kompanive private, por këto raste rrallë i nënshtrohen një hulumtimi të thellë. Për të mbrojtur gazetarët dhe sinjalizuesit, ACQJ do të ndërtojë platformën e parë të sigurtë në internet të vendit, për ndarjen e sigurtë të dokumenteve të informacionit kritike pa rrezikuar asnjë nga palët.

Platforma SecureDrop është një sistem depozitimi dhe shpërndarje të informacionit me burim të hapur për organizatat e medias, e cila zbaton praktikat më të mira të sigurisë, nuk mban informacion mbi burimet e informacionit të përftuar dhe nuk ndan të dhënat me palët e treta, pa pëlqimin e përdoruesit. Kjo platformë, e përdorur nga media prestigjoze si New York Times, The Washington Post, The Guardian, Financial Times, dhe shumë të tjera, garanton anonimitet të plotë dhe të pakorruptueshëm të palëve denoncuese dhe dërguese të informacionit.

Duke u mbështetur në këtë platformë, ACQJ prodhon hulumtime të thelluara bazuar në informacionin e vënë në dispozicion nga sinjalizuesit dhe publiku dhe do të mbrojë drejtat ligjore të sinjalizuesit përmes përdorimit të teknikave të përparuara të IT. Përmes faqes së saj, ACQJ siguron këshilla dhe ndihmë për sinjalizuesit për përdorimin e një sistemi të sigurtë të depozitimit të informacionit, dhe rrit perceptimin e publikut për sinjalizimin si një mjet efektiv antikorrupsion dhe llogaridhënës. Sistemi i paraqitjes me burim të hapur për organizatat e medias lejon ndarjen e sigurt të informacionit midis sinjalizuesve dhe gazetarëve, për rastet e keqpërdorimit të pushtetit, rastet e korrupsionit dhe abuzimit me pozicionet zyrtare, por jo vetëm.

Përmes kësaj iniciative, ACQJ synon ngritjen e një mjedisi në të cilin sinjalizimi i korrupsionit, abuzimit me funksionet publike dhe keqpërdorimit të pushtetit, të kthehet në një mjet efektiv dhe gjërësisht të përdorur nga publiku për luftimin e këtyre fenomeneve negative, duke garantuar siguri totale mbi anonimitetin e sinjalizuesit dhe ruajtjen e të drejtave të tij ligjore.

Për më shumë informacion mbi metodat më të mira dhe të sigurta për të kontaktuat gazetarët tanë, klikoni këtu.

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Rruga Pjetër Budi, 69

Tiranë, ALBANIA


Telefon: +355 (0) 6 8856 3686
Email: info@acqj.al

Investigative Network Albania

Teksti zyrtar është versioni në shqip i faqes së internetit. Kjo faqe përdor përkthim automatik përmes mjeteve të inteligjencës artificiale. Pavarësisht se ky përkthim është i një cilësie të lartë, rastis që të ketë dhe gabime dhe keqkuptime në kontekstin e produkteve. Duke qenë se është një teknologji e cila përmirësohet me kalimin e kohës, shpresojmë të qendroni me ne ndërkohë që perfeksionojmë këtë shërbim.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Newsletter