Tag Archives: Klevis Paloka

Braktisen qytetarët. Institucionet përgjegjëse heshtin para kompanive celulare, tarifa të larta për të mbajtur numrin aktiv

Braktisen qytetarët. Institucionet përgjegjëse heshtin para kompanive celulare, tarifa të larta për të mbajtur numrin aktiv

Për qytetarët rimbushja e përmuajshme e telefonit në vlerën e 100 lekëve për të shtyrë afatin e skadimit të numrit është një paradoks dhe një shpenzim i papërballueshëm dhe i pakuptimtë. “Ka raste që nëse nuk e rimbush brenda afatit sepse mund të harroj ndonjëherë dhe kompania mi merr të gjitha paratë që kam në […]

Nën kushtet e pandemisë, turizmi bregdetar në mëshirë të fatit. Pushteti vendor braktisi dezinfektimin e plazheve

Nën kushtet e pandemisë, turizmi bregdetar në mëshirë të fatit. Pushteti vendor braktisi dezinfektimin e plazheve

Eksperti i shëndetit publik Ilir Alimehmeti, përsërit se dezinfektimi i plazheve nuk duhet neglizhuar, aq më tepër në kohë pandemie. “Dezinfektimi i plazheve dhe i çdo ambjenti turistik duhet kryer normalisht, si çdo kohë, për të parandaluar sëmundjet infektive në përgjithësi”, shprehet doktor Alimehmeti për “SINJALIZO!”. Por për të dytin vit radhazi, edhe pse ky […]

Qumështi, mishi dhe vezët me probleme. Të gjithë gjejnë shkelje, por siguria ushqimore mbetet më e pasigurta

Qumështi, mishi dhe vezët me probleme. Të gjithë gjejnë shkelje, por siguria ushqimore mbetet më e pasigurta

Me kërkesën se inspektorët duhet të jenë efektivë në çdo pikë kufitare ndaj produkteve ushqimore që importohen në Shqipëri. Shkëlqim Hajdari, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qëndror, e thotë troç se siguria ushqimore vijon të jetë problematike. Duke shkuar menjëherë tek zgjidhja, z. Hajdari, shton për ACQJ se gjithë problemi mbi sigurinë ushqimore nis nga […]

Propaganda elektorale e partive në “mëshirën” e Bashkive!

Propaganda elektorale e partive në “mëshirën” e Bashkive!

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit 2021, solli edhe ndryshime në nenin për afishiminin e materialeve propagandistike për subjektet zgjedhore. Kodi Zgjedhor (neni 79) ua la detyrim kryetarëve të bashkive që të përcaktonin në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, vendet publike në territorin e bashkisë përkatëse për afishimin prej partive […]

3% i strehimit social është donacion apo taksë? Juristët kundër Gjykatës Kushtetuese, Bashkia Tiranë: “Kemi fituar”

3% i strehimit social është donacion apo taksë? Juristët kundër Gjykatës Kushtetuese, Bashkia Tiranë: “Kemi fituar”

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në Tiranë nga vitit 2018 deri në 2020 kanë kërkuar strehim 6708 familje prej të cilave u është dhënë një mundësi vetëm 1800 familjeve. Gjatë përpjekjeve për të rregulluar programet e strehimit, në qershor 2018 u miratua ligji “ Për strehimin social” dhe në fund të prillit  2021, Gjykata […]

Bllokimi i aboneve të përgjithshme, përse nuk u llogaritën ata që janë në vështirësi ekonomike

Bllokimi i aboneve të përgjithshme, përse nuk u llogaritën ata që janë në vështirësi ekonomike

Me argumentin se do të riorganizojë dhe ristrukturojë shërbimin e transportit për shkak të ankesave të qytetarëve dhe monitorimeve të inspektorëve, bashkia e Tiranës njoftoi se nga qershori deri në fund të gushtit abonetë e përgjithshme do të hiqen. Nga kjo masë u tregua se do të përjashtoheshin abonetë për linja e veçanta që shiten […]

Shqipëria me strategji kombëtare për krimet kibernetike, por ska ekspertë

Shqipëria me strategji kombëtare për krimet kibernetike, por ska ekspertë

Dhjetorin e 2020-ës, Shqipëria miratoi Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike dhe planin e veprimit për 5 vitet e ardhshme. “Shqipëria, ashtu dhe si shtetet e tjera, është në shumë raste viktimë e veprimtarisë keqdashëse kibernetike, të kryer nga aktorë kriminalë, duke përfshirë aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë, që mund të përdorin infrastrukturën e rrjetit në Shqipëri […]