[authorInfo]

Studimi/Sa respektohen të drejtat e punës dhe internshipit për studentët dhe gazetarët e rinj në fushën e medias? 

 

Sa respektohen të drejtat e punës dhe internshipit për studentët dhe gazetarët e rinj në fushën e medias?

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Citizens Channel zhvilluan një studim ku morën pjesë 492 studentë të gazetarisë, 49 gazetarë të rinj, 16 menaxherë dhe drejtues të mediave private dhe 4 drejtues të OJF-ve me fokus median.

Rezultatet nxorën në pah një sërë problematikash:

• 61% e studentëve të punësuar nuk kanë nënshkruar kontratë me punëdhënësin

• 32% e studentëve të gazetarisë thonë se nuk janë paguar rregullisht për punën e kryer

• 74.4% e gazetarëve të rinj tregojnë se nuk kanë pasur një kontratë të nënshkruar për periudhën e provës dhe 51% e tyre thonë se nuk janë paguar gjatë provës

Ndiqni videon e plotë për më shumë.

* Nisma “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i të ardhmes së gazetarëve të rinj dhe atyre të ardhshëm” zhvillohet në kuadër të projektit “Drejt Përmirësimit të Marrëdhënieve të Punës dhe Profesionalizmit në Median Shqiptare” mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ).

Lexo më shumë rreth projektit