Laboratori i Gazetarisë Investigative

 

Laboratori i Gazetarisë Investigative është një iniciativë e zbatuar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes të cilës synohet rritja e kapaciteteve të studentëve të gazetarisë dhe shkencave të komunikimit, si dhe profesionistëve të rinj në gazetari, në ideimin dhe prodhimin e produkteve hulumtuese.

Programi ka në themelin e implementimit të tij metodat bashkëkohore të cilat thurin teorinë dhe praktikën në një numër të gjerë elementësh të gazetarisë hulumtuese si:

  1. Njohja me Gazetarinë Investigative
  2. Kërkimi dhe Ndërtimi i Burimeve
  3. Aftësitë e Intervistimit
  4. Mbledhja dhe Analiza e Të Dhënave
  5. Konsideratat Ligjore dhe Etike
  6. Zhvillimi i Historisë
  7. Verifikimi dhe Kontrolli i Fakteve
  8. Paraqitja e Materialit dhe Publikimi
  9. Gazetaria Bashkëpunuese
  10. Dilemat Etike dhe Mënyra e Marrëveshjes
  11. Tendencat e Ardhshme në Gazetarinë Investigative

Përtej temave thelbësore mbi gazetarinë investigative, program ka në përbërje të tij disa module shtesë të cilat rrisin kapacitetet e gazetarëve të rinj për të zhvilluar historitë e tyre në mënyrë të pavarur, ndër të cilat:

  • Mobile Journalism
  • Gazetaria e të Dhënave
  • Prodhimi Multimedial
  • Prodhimi i Podcasteve
  • Gazetaria Ekonomike
  • Prodhim Dokumentarësh

Programi ka në fokusin e tij krijimin e një grupi të gazetarëve të rinj në gazetarinë hulumtuese, të aftë të konkurojnë në tregun mediatik lokal dhe rajonal, në mënyrë të pavarur dhe me aftësi të plota profesionale për të trajtuar çdo temë të rëndësishme për publikun.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkaura në Tiranë

 

 

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Rruga Pjetër Budi, 69

Tiranë, ALBANIA


Telefon: +355 (0) 6 8856 3686
Email: info@acqj.al

Investigative Network Albania

Teksti zyrtar është versioni në shqip i faqes së internetit. Kjo faqe përdor përkthim automatik përmes mjeteve të inteligjencës artificiale. Pavarësisht se ky përkthim është i një cilësie të lartë, rastis që të ketë dhe gabime dhe keqkuptime në kontekstin e produkteve. Duke qenë se është një teknologji e cila përmirësohet me kalimin e kohës, shpresojmë të qendroni me ne ndërkohë që perfeksionojmë këtë shërbim.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Newsletter